(VIDEO) Turqia prezanton raketën hipersonike TAYFUN Block-4

Turqia ka shënuar një hap të rëndësishëm në teknologjinë ushtarake me prezantimin e raketës së saj hipersonike të avancuar, TAYFUN Block-4, gjatë panairit të mbrojtjes IDEF 2025 në Stamboll.
Kjo raketë është një arritje madhore për industrinë vendase të mbrojtjes dhe rrit kapacitetet sulmuese të vendit në nivel rajonal.
Raketa është e pajisur me një kokë shpërthyese fragmentuese dhe përdor karburant ‘kompozit solid’, duke e bërë atë të përshtatshme për goditje të shpejta dhe efektive kundër objektivave strategjike si sistemet e mbrojtjes ajrore, qendrat komanduese dhe infrastrukturat kritike.
Zhvillimi i TAYFUN Block-4 tregon përkushtimin e Turqisë për të avancuar teknologjinë ushtarake në mënyrë të pavarur dhe për të forcuar pozicionin e saj në skenën strategjike rajonale.
Me këtë sistem të ri raketor, Turqia rrit aftësinë për të parandaluar kërcënimet dhe për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.
Karakteristikat:
Gjatësia: 6.5 metra
Diametri: 610 mm
Pesha: 2,300 kg
Shtrirja (rrezja): 800 km (me plane për ta zgjatur deri në 1,000 km)
Shpejtësia: Hipersonike (Mach 5 e lart)
Sistemi i drejtimit: GPS + GLONASS i ndihmuar nga INS (Sistemi Inercial i Navigimit)
Saktësia: ≤5 metra Gabim Qarkor i Mundshëm (CEP)
Koka shpërthyese: Fragmentim i parapërgatitur
Platforma e nisjes: Sistemi mobil me kamion VOLAT
Karburanti: kompozit solid /Telegrafi/