Federata e futbollit të Maqedonisë mbështet me gjithë zemër UEFA-në

Federata e futbollit të Maqedonisë mbështet me gjithë zemër UEFA-në

“Top Tema” e ditës së sotme në botën e futbollit është vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për Superligën Evropiane, teksa Federata e Futbollit të Maqedonisë është në mesin e Federatave të shumta që janë shprehur me mbështetje për UEFA-n dhe mënyrën e organizimit.

Nga “Shtëpia e Futbollit” vendor sonte kanë dalë me një mesazh në rrjetin social ku thuhet se mbështet me zemër UEFA-n.

“Federata e Futbollit të Maqedonisë me gjithë zemër mbështet UEFA-n. Lavdia nuk është vetëm një destinacion, por një udhëtim i fituar me mund dhe djersë në fushë. Me çdo lëvizje dhe pasim, me çdo pikë djersë dhe shpresë, ne kërkojmë ndershmëri dhe pasion në lojë”.

“Çdo ekip të frymëzohet të luajë me gjithë zemrën, të luftojë për çdo top si të jetë i fundit, dhe të garojë me shpirtin e vërtetë të fer plej. Për dashurinë ndaj lojës që na bashkon dhe na ngrit të gjithëve së bashku”.

Gjithashtu me një qëndrim në mbështetje të UEFA-së kanë dalur edhe kampionët në fuqi Struga Trim Lum dhe Rabotniçki.

 

MARKETING