(VIDEO) Sukses në kardiokirurgji, mjekët vendosën stendë në harkun e aortës

(VIDEO) Sukses në kardiokirurgji, mjekët vendosën stendë në harkun e aortës

Në Klinikën  e Kardiokirurgjisë në Shkup, u krye me sukses ndërhyrja  e rrallë kirurgjike në zemër. Mjekët e kardiokirurgjisë vendosën stendë në harkun e aortës. Ata sqaruan se kjo metodë specifike kryhet vetëm në Greqi dhe Slloveni për pacientët me rrezikshmëri të lartë në rajon. Mjeku  Nikolla Llazovski, sqaroi se kjo ndërhyrje bëhet me anestezi  më të lehtë dhe pacientët qëndrojnë në spital për një kohë më të shkurtër.

NIKOLLA LLAZOVSKI, MJEK NË KARDIOLOGJI

“Bëhet fjalë për një metodë specifike, për herë të parë në Maqedoni, por edhe më gjerë. Kemi vendosur stendë në harkun e aortës tek sëmundja që quhet aneurizëm në harkun e aortës. Bëhet fjalë për sëmundje shumë serioze, me shumë rrezik për vdekje nëse nuk trajtohet. Në Klinikën tonë në rutinë punohet në mënyrë të hapur kirurgjike në harkun e aortës si metodë, dhe mënyrë hibride, por për herë të parë ne kemi vendosur stendë në harkun e aortës”.

Ndërkaq, drejtori i Kardiokirurgjisë Shtetërore, Marjan Shokarovski, u lavdërua se pas marrjes së detyrës si udhheqës në këtë repart, kanë planë të zgjerimit të kapaciteteve dhe  zgjerimin  e aktiviteteve të klinikës së tyre me një repart të ri, specifik për insuficiencën kardiake, e cila sipas drejtorit Shokarovski,  do të përmirësonte kushtet për trajtimin e atyre pacientëve.

MARJAR SHOKAROVSKI, DREJTOR I KARDIOLOGJISË

“Ne do t’i centralizonim, do t’i bënim ata pacientë të dukshëm sepse trajtimi për ta duhet të fillojë në një fazë të hershme. Të monitorohet dhe të marrë trajtimin e duhur. Në bashkëpunim me Klinikën e Kardiologjisë do të hapnim një departament të tillë që do të kishte edhe një ambulancë të veçantë dhe aty do të mbuloheshin të gjitha pjesët e trajtimit. Nga terapia farmakologjike, diagnostikimi e deri te operacionet më komplekse kirurgjikale, përfshirë edhe transplantin e zemrës”.

Ata sqarojnë se kjo metodë u bë e mundur në vendin tonë me hapjen e sallës hibride, e cila u lëshua në përdorim në maj të këtij viti. Nga Klinika thonë se planifikojnë të futin një sërë metodash të reja në sallën hibride që do të ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve të arterieve dhe venave përmes stentimit. Nga kjo klinikë gjithashtu njoftojnë se pacienti është  lëshuar  në shtëpi katër ditë pas ndërhyrjes dhe i njejti  tani  po trajtohet në shtëpi. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING