VIDEO/ Stuhitë godasin veriperëndimin e Italisë, moti i keq krijon kaos në disa zona

VIDEO/ Stuhitë godasin veriperëndimin e Italisë, moti i keq krijon kaos në disa zona

Rajoni veriperëndimor italian i Piemonte është sot në alarm të kuq, pasi një valë moti ekstrem vazhdon të godasë Italinë, veçanërisht pjesën veriore të vendit.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha, ku përmbytjet kanë krijuar probleme në trafikun rrugor dhe hekurudhor.
Në Torino, autoritetet komunale mbyllën hyrjen në kalatat në lumin Po si një masë paraprake, ndërsa trafiku hekurudhor nga stacioni i trenit Biella u pezullua dhe autostrada A5 Torino-Aosta u mbyll për shkak të rritjes së nivelit të lumit Dora Baltea.

Ndërkohë parqet në Milano janë mbyllur për shkak të shiut të dendur dhe erërave të forta. Në Romë, zjarrfikësja mori më shumë se 100 thirrje.
Për ditën e sotme parashikohen reshje më të dendura të shoqëruara me erëra me shpejtësi 100 km/h, ndërsa të premten dhe të shtunën pritet përmirësim i motit.

MARKETING