(VIDEO) Sindikata: Pagat e zyrtarëve të ulen 78% duke përdorur flamurin evropian dhe pa konsultime
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë i bën apel Qeverisë që të mos arsyetohet dhe të mos vonojë uljen e pagave të zyrtarëve për 78 %. “I bëjmë thirrje Qeverisë që të mos justifikohet për procesin me uljen e pagave zyrtare, por të zbatojë tashmë principin e vendosur sikur kur sjell ligjet në dëm të punëtorëve dhe duke keqpërdorur flamurin evropian”, thuhet në komunikatën e LSM-së.
LIDHJA E SINDIKATAVE TË MAQEDONISË
“Pa konsultime të gjera, pa dialog dhe pa u kujdesur për vendimet e Gjykatës Kushtetuese si për futjen e javës së punës 72-orëshe apo tani kur duan të heqin pagën minimale nga ligji për nëpunësit administrativ, Qeveria ti paraqes Kuvendit një propozim për ligjin që do të ulë pagat e funksionarëve për 78%”.
Sipas sindikatës, nuk duhet shumë kohë për të bërë ndryshimin e ligjit. LSM tashmë ka dorëzuar një propozim për deputetët të cilët siç thonë ata kanë tre muaj që heshtin dhe të njëjtën zgjidhje ia propozojnë edhe Qeverisë. Nga sindikata thonë se punëtorët jetojnë me rrogë pa të drejtë ushqimi dhe transporti dhe është mirë që zyrtarët si ministri i jashtëm më në fund e kuptuan që duhet të jetosh nga paga, por pagat e tyre janë sa 6 paga minimale dhe kanë të drejta dhe përfitime tjera që i shfrytëzojnë si për automjete zyrtare, dreka etj.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/