(VIDEO) Shpëtimtarët nga Kosova në Turqi nxjerrin të gjallë nga rrënojat një 3-vjeçare

(VIDEO) Shpëtimtarët nga Kosova në Turqi nxjerrin të gjallë nga rrënojat një 3-vjeçare

MARKETING

Një tjetër lajm i mirë vjen nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. Të martën ata shpëtuan edhe një tre vjeçare që kishte mbetur nën gërmadha nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

MARKETING

Sample Image

Pasi gjatë së hënës me ndihmën e ekipeve nga Turqia arritën të nxjerrin të gjallë një 26-vjeçare, në ditën e dhjetë të kërkimeve kanë arritur ta shpëtojnë edhe një tre vjeçare.

“Lajmi më i bukur që mundet me ardh sot në ditën e 10 pas termetit është shpëtimi i vogëlushes tre vjeçare nga pjesëtarët e shoqatës”, thuhet në njoftimin e shoqatës e shoqëruar edhe me një video.

Edhe ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës deri më tani kanë arritur që të nxjerrin të të gjallë katër persona të cilët kishin qenë në rrënojat e objekteve të shkatërruar si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë.

Kosova,  duke përfshirë vullnetarët dhe forcat e specializuara të FSK-së në dy rajonet e prekura nga tërmeti Hataj dhe Osmanije prezenton me një personel prej 48 anëtarësh.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë ka arritur në 36 mijë.

Kjo shifër mund të rritet edhe më shumë.

Me kalimin e ditëve përpjekjet e autoriteteve po ndryshojnë, nga shpëtimi i të mbijetuarve të bllokuar nën rrënoja, në ofrimin e strehimit, ushqimit dhe kujdesit psikosocial për miliona njerëzit e prekur nga kjo fatkeqësi.

Sipas një raporti të Konfederatës turke të Ndërmarrjeve dhe Bizneseve riparimi i dëmeve të tërmetit mund t’i kushtojë Ankarasë deri në 84 miliardë dollarë, ndërsa qeveria turke i ka vlerësuar dëmet në mbi 50 miliardë dollarë.

MARKETING