(VIDEO) Shpërthim i fuqishëm misterioz në Oksford, pamjet bëhen virale

(VIDEO) Shpërthim i fuqishëm misterioz në Oksford, pamjet bëhen virale

Një shpërthim i madh është regjistruar në Oksford të Britanisë mbrëmjen e së hënës. Shpërthimi është regjistruar nga banorët, të cilët kanë shpërndarë pamjet e zjarrit në rrjetet sociale.

Banorët e zonës raportojnë se në momentin e shpërthimit kanë pasur ndërprerje të energjisë elektrike.“Unë mendoj se është një zjarr i shkaktuar nga goditja e rrufesë që kaloi”, tha një dëshmitar.

“Dëgjuam një gjëmim si bubullimë dhe pamë flakë nga larg. Horizonti u ngjyros për pak kohë.”, shkroi një tjetër në X. Kjo vjen pasi stuhia përfshiu zonën në mbrëmje ndërsa Zyra Meteorologjike lëshoi paralajmërin të verdhë për situatën e motit.

MARKETING