(VIDEO) Shkup, promovohet libri “Gjeno*idi Çam”, i autores Berna Turdogan
Sot në kuadër të Javës Çame u bë promovimi i librit “Gjenocidi Çam”, nga autorja Berna Turdogan.
Në këtë promovim të mbajtur në Shkup fjalim mbajten dr. prof Fehari Ramadani dhe dr. Qerim Lita ku ata folën për Çështjen Çame midis dy luftërave botërore dhe për përpjekjet greke për aneksimin e tokave shqiptare në vitet ‘70 të shek XIX.
Ramadani në fjalimin e tij theksoi se Greqia madje edhe Serbia në vazhdimësi do të angazhohet për të penguar Lëvizjen Kombëtare Shqiptare për qëllim që mos të siguronte autonomi kombëtare.
Dr. prof. Fehari Ramadani, historian
“Greqia, ashtu sikurse edhe Serbia do të angazhohet në vazhdimësi për të penguar Lëvizjen Kombëtare Shqiptare që kjo e fundit të mos siguronte autonomi kombëtare. Bashkimi i kater vilajeteve shqiptare në një njësi të vetme autonome do t’i bënte të pavlefshme projektet ekspasioniste greke”
Ndërkohë, Qerim Lita deklaroi se asokohe autoritetet pushtuese greke kishin filluar shpronësimin e paligjshem te tokes se bukes. Kjo situate ka shkaktuar reagime dhe pakenaqesi te madhe nga ana e popullsise shqiptare te Çamerisë.
Dr. Qerim Lita, historian
“Autoritetet pushtuese greke filluan shpronësimin e paligjshëm të tokës së bukës, ndërsa ushtria e rregullt dhe bandt e amratosura shqiptarëve ua plaçkitën thuajse 25 mijë krerë bagëti. Kjo situatë shkatoir reagime dhe pakënaqësi të mëdha si nga ana e popullsisë shqiptare të Çamërisë në përgjithësi”
Gjatë promovimit të këtij libri u theksua se duhet të vazhdojë tradia e përkujtimit të gjenocidit grek dhe dokumentimit të tij, siç është edhe rasti me autoren Berna Turdogan. /SHENJA/