(VIDEO) Rrëmbimi i 3 policëve, Kurti çuditet nga heshtja e ndërkombëtarëve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar sërish sot mbi rrëmbimin e tre efektivëve të Policisë nga forcat special serbe. Kurti ka publikuar edhe një hartë ku tregohet se forcat special janë futur mbi 1 km në Kufirin e Kosovës. Ndërsa dënoi ndërhyrjen e Sebrisë në territorin e Kosovës, Kurti I është drejtuaer KFOR për heshtjen, duke theksuar se kjo nuk ndimon në qetësimin e situatës. Kryeministri Kurti deklaroi përkushtimin në dialogun me Serbinë nëse do të ketë një rinisje, por shtoi se nuk mund të bënte kompromis sa i takon sundimit të ligjit në Kosovë. Ai tha se zvogëlimi i pranisë së policisë në ndërtesat komunale, do të bëhet kur të jetë garantuar sundimi i ligjit dhe arrestimi i ekstremistëve që shkaktonin trazira.
Albin Kurti:
Bashkë me Kurtin, në Konferencë ishte edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla, i cili deklaroi se që pas arrestimit nuk kanë më asnjë komunikim as të dhënë se ku ndodhen. Për këtë situatë kryeministri Albin Kurti mbajtur një mbledhje urgjente të Këshillin e Sigurisë për të rritjen e gjendjes së gatishmërisë, pas provokimeve dhe cenimit të sigurisë kombëtare nga ana e Serbisë.
Ndërkaq, Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media, ka thënë se BE-ja është në kontakt me të dyja vendet dhe KFOR-in për të kuptuar se çfarë saktësisht ka ndodhur. Ai shtoi se kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të përmbahen nga veprimet që mund të shkaktojnë rritje të tensioneve.
Stano
“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga ndonjë veprim apo reagim që do të kontribuonte në rritje të tensioneve, të cilat aktualisht janë të larta dhe kërkojmë që urgjentisht të dyja palët të angazhohen për de-eskalim të situatës”.
Ai sqaroi sërish se BE-ja nuk është duke i vendosur sanksione Kosovës, por masa të cilat janë të përkohshme dhe se të njëjtat do të hiqen kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërmerr hapat që kërkohen nga ai për të ulur tensionet. /SHENJA/