(VIDEO) OEMVP takim me Mickoskin dhe kandidatët e VMRO-së

(VIDEO) OEMVP takim me Mickoskin dhe kandidatët e VMRO-së

Pas takimit me Venko Filipçen, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perendimore, Nuhi Aliu, në prag të zgjedhjeve lokale, ka pritur në takim edhe kreun e VMRO-së, njëherit edhe kryeministrin, Hristian Mickoski, i cili në këtë takim erdhi me pjesën më të madhe të kandidatëve për kryetar komunash.

Në takim siç njoftoi Aliu, është biseduar për kërkesat e OEMVP-së, respektivisht për problemet me rrugën në zonën industriale në Vizbeg, zhvillimin e zonës ekonomike në Saraj dhe problemet lokale me të cilat janë ballafaquar ndër vite.

NUHI ALIU – U.D. KRYETAR I ODËS EKONOMIKE

U bë fjalë për zonën industriale të Sarajit e cila është në zhvillim të hovshëm, për zonën industriale të Vizbegut, për në nivel të qytetit se çfarë situate kemi dhe çfarë gjendje kemi, gjendje katastrofale siç e dini edhe vet ju.

Për kreun e VMRO-së, ankesat e bizneseve të kësaj zone janë të arsyeshme sepse janë lënë sipas tij në harresë. Mickoski tha se kjo zonë ka ndikim të rëndësishëm në rritjen e përgjithshme të bruto-prodhimit vendorë.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

Kishim debat të frytshëm, debat që bazohej në kërkesa dhe shembuj konkret, për probleme që duhen zgjidhur dhe kjo është shumë e rëndësishme. Me të drejtë reagojnë biznesmenët nga kjo zonë sepse e shihni se në çfarë gjendje është lidhja me ta. Qarkorja në lagjen ‘Mumin Potok’ ka mbetur askund, kurse pjesmarrja e kësaj zone në rritje të bruto prodhimit vendorë të përgjithshëm të vendit  është i konsiderueshëm.

Ndryshe, kërkesa më konkrete e OEMVP-së është rregullimi i rrugës që lidhë zonën industriale të Vizbegut me pjesën e ngelur të qytetit dhe me pikën kufitare në Bllacë, për të cilën premtime për rregullim kanë marrë për më shumë se 10 vite. Këto tema, veç me kreun e opozitës dhe të Qeverisë, kreu i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore pritet ti diskutojë edhe me partitë dhe koalicionet shqiptare të cilat pritet ti takojë së shpejti.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING