(VIDEO) Një i vdekur nga zjarri në një fshat të Kumanovës

Qendra rajonale për Menaxhimin e Krizave në Kumanovë njoftoi se të martën në mbrëmje një i moshuar ka humbur jetën. Kjo është vërtetuar nga Zjarrfikësit e Njësitit Territorial të Zjarrfikësve nga Rankovca, ku e gjatë një intervenimi, për djegje të barit të thatë, nga ora 20:30 deri në ora 00:10 në rrethinën e fshatit, gjatë fikjes së zjarrit në ambient të hapur kanë gjetur një të moshuar të lënduar.
MARKETING
Ekipi SPB dhe ekipi mjekësor kanë kryer hetim në vendin e ngjarjes. Ata supozojnë se i moshuari i plagosur ka humbur jetën me shumë gjasa për shkak të mbytjes nga tymi, por se informacione më të detajuara do të ketë pas përfundimit të hetimeve.
QMK bën me dije se në vend ka ende zjarre në pyje dhe bimësi të hapur.
QENDRA E MENAXHIMIT TË KRIZAVE
“Nga dhjetëra zjarre ‘dimërore’ në ambient të hapur në 24 orët e fundit, tre janë ende active. Ai mbi fshatin Leshnicë (Komuna Zhelinë), zjarri në malin Zheden dhe zjarri pyjor në afërsi të fshatit Jamishte (Komuna Probishtip). Situata monitorohet nga ekipet e angazhuara kompetente”.
Gjithashtu, kujtojmë se në ditët e fundit janë regjistruar 20 zjarre në ambiente të jashtme. Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhimin e Krizave, janë djegur pyje me kërcell të ulët dhe bimësi tjetër. Zjarret janë vërejtur pothuajse në çdo pjesë të vendit, në Malin Sharr dhe në malin Zheden, në rrethinën e Shkupit, Prilepit, Ohrit, Velesit, Dellçevës, Kumanovës, Tetovës, Çeshinovës… Sipas tyre, një pjesë e madhe e tyre janë të lidhura me motin e ngrohtë dhe fillimin e punimeve bujqësore dhe përgatitjet e kullotave, që në vendin tonë tradicionalisht bëhen me djegien e kashtës. /SHENJA/