(VIDEO) Nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese vendit i përsëritet refuzimi që iu bë për NATO më 2008

(VIDEO) Nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese vendit i përsëritet refuzimi që iu bë për NATO më 2008

Nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese vendi do të ketë situatë të njejtë sikurse në vitin 2008, atëher kur shtetit i refuzuan për  të hyrë në NATO, nga Samiti i Bukureshtit. Kështu ka deklaruar presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, në emision “Intervistë në Shenja”.

I pari i shtetit ka sqaruar se çka  do të ndodhë nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese. Ai thotë se  vendi do të ngecë në shumë fusha, sikurse në ekonomi ashtu edhe në zhvillimin demokratik.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT 

“Nëse ne vazhdojmë të mbesim në atë tunel të gjatë edhe për 5 apo 10 vjet tjera do të ndodhë e njëjta që ndodhi me Maqedoninë e Veriut në vitin 2008, çka ndodhi, jemi vonuar shumë në sistemin autoritar. Po çfarë monitoringu nga Brukseli, askush nuk të kontrollon. Nga buxheti deri tek shërbimet asnjë kontrollim ndaj instutucioneve politike”

Duke folur për ndryshimet në Kodin Penal, Pendarvoski tha se kjo më shumti i ka shkuar përshtati  deputetëve të partisë opozitare VMRO-DPMNE. Ndërkaq, ai tha se ky ndryshim fillimisht është një amnisti e fshehur, ku në atë mënyrë shkrutohen afatet për vjetërsim të lëndëve.

Presidenti Stevo Pendarovski, u pyet lidhur me kandidimin për mandatin e dytë. Ai tha se për këtë duhet të ndodhin dy gjëra.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT I MAQEDONISË SË VERIUT

“E para të kem përkrahjen e dy subjekteve të cilët mandatin e kaluar më dhanë mbështetjen. Po ashtu të rëndësishëm e kam edhe përkrahjen edhe të atyre që nuk i takojnë asnjë partie politike, që janë të pavarur, që nuk dalin në zgjedhje. Është e qartë se pa përkrahjen e subjekteve më të mëdha politike nuk mundesh i vetëm të marrësh mandat”.

Në pyetjen nëse ka bisedime për ta përkrahur, tha se deri në këtë moment nuk ka pasur bisedime dhe se kjo ndoshta do të ndodhë pas vitit të ri. Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING