(VIDEO) LSDM: Ishin të suksesshëm në komunat që drejtojmë, VMRO-ja dështoi!

(VIDEO) LSDM: Ishin të suksesshëm në komunat që drejtojmë, VMRO-ja dështoi!

Në ditën e fundit të vitit, partia në pushtet ka bërë një përmbledhje të arritjeve. Zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska ka mbajtur një konferencë për gazetarë ku ka theksuar se LSDM investon, ndërton, investon në çdo komunë, për dallim prej dështimit të kryetarëve nga radhët e DPMNE-së në mbi 40 komunat që i qeverisin. Kuzeska ka deklaruar se LSDM ka investuar 265 milionë euro për 686 projekte në të gjitha komunat.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

“Me vendim të Qeverisë dhe shumicës së deputetëve të LSDM-së tashmë janë siguruar 32,5 milionë euro për 66 projekte me interes lokal për 44 komuna.

66 projekte për rrugë më të mira, shkolla, kopshte, objekte sportive dhe kulturore, objekte shëndetësore, qendra kulturore. Nëpërmjet programeve buxhetore për zhvillim të balancuar rajonal kemi financuar 135 projekte në komuna dhe në rajone planore në vlerë prej 14 milionë euro”

Ajo ka theksuar se nëpçrmjet pesë programeve IPA për bashkëpunim ndërkufitar janë financuar 192 projekte me vlerë 60 milionë euro.

Përmes programit TAV po realizohen gjithsej 94 projekteve infrastrukturore në komunat në mbarë vendin, me një vlerë totale prej 50 milionë euro.

Nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit realizohen 81 projekte për rrugët lokale me vlerë 63 milionë euro.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

“Duke investuar në komunat e LSDM-së, ne përmirësojmë standardin e jetesës, sigurojmë zhvillim të balancuar rajonal dhe zhvillojmë ekonominë.

Përderisa DPMNE nuk ka përfunduar asnjë projekt për 2 vite, LSDM është këtu për qytetarët në të gjitha komunat”

Sipas Kuzeskës, me LSDM-në të gjithë marrin më shumë sepse të gjithë e meritojnë të kenë kushte të mira jetese në vendbanimin e tyre.  /SHENJA/

 

MARKETING