(VIDEO) Gjeno’cidi në Gaza, Izraeli urdhëron zhvendosje masive të palestinezëve

(VIDEO) Gjeno’cidi në Gaza, Izraeli urdhëron zhvendosje masive të palestinezëve

Avionët izraelitë shënjestruan dy shkolla të OKB-së që strehojnë palestinezë të zhvendosur në qytetin e Gazës. Të paktën 23 persona janë vrarë. Ushtria njoftoi se goditi një ndërtesë të lartë në qytetin e Gazës, duke pretenduar se po përdorej nga Hamasi, por nuk dha asnjë provë për të mbështetur këto pretendime.

Ushtria izraelite u ka bërë thirrje qindra mijëra palestinezëve të largohen menjëherë nga Qyteti Gaza, duke u kërkuar të lëvizin në jug drejt Al-Mawasit dhe kampeve qendrore të refugjatëve teksa sulmet po intensifikohen.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se ata që do të zhvendosen do të marrin “përgjigje të mirë humanitare”, ndërkohë që OKB-ja e ka shpallur zyrtarisht se ka uri të madhe të shkaktuar nga politika zyrtare izralite.

Por, zyrtarët palestinezë thonë se fushata është projektuar për të zbrazur Qytetin Gaza.

Zyra për media e qeverisë në Gaza njoftio se të paktën 1.2 milionë njerëz mbeten pavarësisht bombardimeve dhe zhvendosjes, duke akuzuar Izraelin se po përpiqet të zhvendosë me forcë 1.7 milionë palestinezë në Al-Mawasit dhe Rafahut, të cilëve u mungojnë spitalet, infrastruktura ose shërbimet bazë.

Bombardimi vjen si pjesë e ofensivës së fundit tokësore të Izraelit, të quajtur “Karrocat e Gideonit”, e nisur më 3 shtator për të pushtuar plotësisht Qytetin Gaza. Plani është kritikuar brenda Izraelit për shkak të frikës se mund të rrezikojë jetën e ushtarëve dhe të pengjeve të mbajtur në enklavë.

Urdhri i fundit i evakuimit i Izraelit vjen mes bombardimeve të pamëshirshme të Gazës, ku të paktën 64.700 palestinezë janë vrarë që nga tetori i vitit 2023. Ofensiva shkatërroi pjesën më të madhe të infrastrukturës së enklavës dhe shkaktoi një uri të rëndë që ka marrë të paktën 413 jetë, përfshirë 143 fëmijë. /SHENJA/

MARKETING