(VIDEO) Gir: Do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që synojnë anëtarësimin në BE

(VIDEO) Gir: Do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që synojnë anëtarësimin në BE

Bashkimi Evropian do i mbështes ata që ndërmarrin veprime reale në rrugën drejt BE-së. Kështu u shpreh ambasadori i BE-së David Geer. I pyetur për negociatat mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it për formimin e Qeverisë së re, Geer tha se nuk do të komentojë mbi negociatat që po bëhen.

DAVID GEER, AMBASADORI I BASHKIMIT EVROPIAN NË VEND

Ne dhe Bashkimi Evropian patjetër do duam të punojmë me të gjithë që do e avancojnë rrugën eurointegruese të vendit për anëtarësim në BE, implementimin e reformave dhe të gjithë hapat e nevojshëm që do e sjellin këtë vend sa më shpejtë në BE”.

Geer më tej u shpreh se do të vlerësojnë veprimet e partive dhe jo atë që thonë.

DAVID GEER, AMBASADORI I BASHKIMIT EVROPIAN NË VEND

Nuk është çështja të besohet çfarë thonë ata, ajo çfarë ne duhet të shohim është çfarë është bërë, cilat janë veprimet që do pasojnë pas formimit të Qeverisë dhe pastaj ne do ta bazojmë gjykimin në këto veprime. Patjetër do t’i mbështesim të gjithë ata që ndërmarrin hapa real për ta shkuar në BE”.

Ai theksoi se të gjithë partitë gjatë fushatës zgjedhore pjesë të agjendës së tyre kanë pasur integrim pro evropian.

Përndryshe, për të filluar bisedimet për anëtarsim në BE, vendi duhet të realizoj ndyshimet kushtetuese, që nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutën e RMV-së , hap ky që mbetet për t’u parë se sa i realizueshëm do të jetë për Qeverinë në formim.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING