(VIDEO) Fronti opozitar: LSDM dhe BDI po krijojnë oligarkinë e tyre

(VIDEO) Fronti opozitar: LSDM dhe BDI po krijojnë oligarkinë e tyre

Fronti opozitar ka vazhduar akuzat ndaj Qeverisë edhe gjatë ditës së sotme.  Në një  press-konfercë të mbajtur para Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Rexhep Asani nga Lëvizja Besa, i cili ka  folur  në emër të frontit, ka  parashtruar  disa pyetje publike, në lidhje kompaninë Eurovia. Nga Fronti Opozitar  akuzojnë  partitë në pushtet LSDM dhe BDI-në, që siç thojnë ata, këta dy parti po krijojnë oligarkinë e tyre, ndërsa ata shtojnë se paratë publike përdoren për t’iu dhënë tenderë  kompanive të afërta me partinë.

REXHEP ASANI, LËVIZJA BESA

“A është Eurovia një fijijal i BDI-së, a është Eurovia njëra ndër kompanitë të preferuara të BDI-së, a kanë për qëllim qeveritarët të emitojnë Putinin për të krijuar oligarkinë e tyre dhe a është Eurovia në duart e BDI-së dhe LSDM-së. Pa u shqetsuar fare për rrënimin e standardit të jetesës së qytetarëve dhe për inflacionin i cili është në rritje, BDI dhe LSDM, po krijojnë oligarkinë e tyre, parat publike përdoren për të dhënë tendera kompanive të afërta me partinë”

Asani thotë se kompanisë në fjalë i është ndarë edhe një tender tjetër në vlerë më shumë se 1 milion euro, siç tha ai, për ndërtimin e një pjese të sistemit të kanalizimit në Haraqinë. “Ka pasur edhe dy kompani tjera në konkurencë, madje  njëra ka ofruar   çmim më të ulët, megjithatë Eurovia përsëri ka nënshkruar kontratën”, ka thënë Asani. Fronti opozitar pyet publikisht se edhe sa tenderë do të fitojë kjo kompani deri në zgjedhjet e ardhshme. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING