(VIDEO) “Drejtësia në pikëpyetje” – motoja e festivalit të shtatë të filmit dokumentar Al Jazeera Balkans
Në Festivalin e Shtatë të Filmit Dokumentar Al Jazeera Balkans, i cili do të mbahet në Sarajevë nga 13 deri më 17 shtator, do të shfaqen 24 filma. Përveç shfaqjeve speciale, punëtorive, paneleve dhe trajnimeve për autorë të rinj, do të mbahet edhe Ditët e Treta të Industrisë, një program për profesionistët e industrisë së dokumentarit.
Fokusi i Festivalit të këtij viti është drejtësia me pikëpyetje, veçanërisht në kontekstin e gjenocidit në Gaza dhe vuajtjeve të popullit palestinez. Përveç Palestinës, ndër temat e Festivalit të këtij viti janë edhe turbulencat ekonomike dhe politike në botë, si dhe filmat për edukimin dhe rritjen.
Drejtori i Festivalit të Filmit AJB DOC, Ed’hem Foço, thotë se në fokus është Palestina, por jo vetëm Palestina dhe se në festival është e përfaqësuar e gjithë bota. Ai shprehet se avangarda, e cila normalisht është e zhurmshme, heshti për ngjarjet në Gaza.
“Ne do të përpiqemi, një nga arsyet mendoj se sllogani është i qëlluar drejtësi me pikëpyetje…është një dicka që ndodh dhe e ndjkimm në kohë reale, dhe është avangarda e atasj që ne nuk duam ta lëmë në heshtje…komentet e njërëzve janë se ne nuk duhet të merremi me politikë, por realiteti është se politika na rrethon. Ne jemi një festival i vogël, por nuk kemi dashur të heshtim dhe nuk do të heshtim”, deklaroi Foço, drejtor i festivalit.
Sipas Foçës, filmat që shënuan vitet e mëparshme, si “Tantura” apo “Izraelizmi”, janë filma të realizuar nga izraelitët, ata i japin një dimension krejtësisht të ri konfliktit.
Përveç këtyre dy filmave, në programin e sivjetëm janë edhe dokumentarët “Bëhu japonez”, “Spitali Al -Shifa: Krimet që u përpoqën t’i varrosin”, “Gadafi: Profili i një diktatori”, etj. /SHENJA/