(VIDEO) Dita Ndërkombëtare e ushqimit, një botë pa uri është dinjitoze

(VIDEO) Dita Ndërkombëtare e ushqimit, një botë pa uri është dinjitoze

Ushqimi përfaqëson dinjitetin, shëndetin dhe të ardhmen. Është kultura dhe identiteti ynë.  Kështu u tha në manifestimin e Ditës ndërkombëtare të Ushqimit dhe 80 vjetorit të themelimit të FAO-s, Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të Kombeve të Bashkuara. Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski u shpreh se janë të përkushtuar në sektorin e bujqësisë dhe përmirësimit të kushteve të tyre.

Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë  

“Bujqit e krijojnë e konominë e vendit dhe përmes punës së tyre na mundësojnë siguri të ushqimit. Në kohën e ndryshimeve klimatike, roli i bujqëve, është më e rëndësishme se kurdo herë. Qeveria është e përkushtuar në sektorin e bujqësisë. Ne punojmë vazhdimisht punojmë në pjesën e modernizimit të bujqësisë, përmirësimin e infrastrukturës në mjedisat tona rurale dhe lehtësim për qasje deri në treg dhe anasjelltas”.

Dame Dimitrievski, këshilltar për ambient jetësor dhe klimën në kabinetin e kryeministri deklaroi se kjo ditë nuk është vetëm një kujtesë për punën e suksesshme të FAO-s në të kaluarën, por edhe një thirrje për të ardhmen, për përgjegjësi ndaj brezave që do të vijnë.

Dame Dimitrievski, këshilltar për ambient jetësor dhe klimën në kabinetin e kryeministri

“Detyra jonë është e qartë. Të vazhdojmë të investojmë në inovacione, në teknologji të gjelbërt dhe në edukim, sepse qëndrueshmëria nuk është vetëm qëllim ekonomik ose ekologjik, por obligim moral. Për gjeneratat e ardhshme”.

Kristina Mitiq-Arsova, koordinatore kombëtare e programeve të FAO theksoi se tetë dekada është një periudhë e gjatë pune dhe përkushtimi drejt një qëllimi – një botë pa uri dhe me një jetë dinjitoze për të gjithë.

Kristina Mitiq-Arsova, koordinatore kombëtare e programeve të FAO

Dita Botërore e Ushqimit na rikujton se ushqimi është themel I shëndetit, qetësisë dhe jetë dinjitoze. Ajo është një nga të drejtat themelore të njeriut. Kjo ditë është rikutjim se të gjithë kemi përgjegjësi të sigurojmë ushqim të shëndetshëm, të sigurtë dhe të qasshme”.

Me rastin e përvjetorit të FAO-s, u mbjellën pemë në Parkun e Frankofonisë si simbol i shpresës dhe vizionit pasi siç u shprehën ata ndryshimet janë të mundura dhe se fillojnë  nga aksione individuale të vogla por domethënëse.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING