(VIDEO) Burgu i Idrizovës, testohet projekti i mbikqyrjes elektronike të të burgosurve

(VIDEO) Burgu i Idrizovës, testohet projekti i mbikqyrjes elektronike të të burgosurve

Hallka elektronike për të burgosurit, të cilët do të mbikqyren nga burgu. Kjo risi është në kuadër të promovimit të sistemit për mbikqyrje elektronike në qendrën e trajnimit në Institucionin ndëshkues – përmirësues Idrizovë. Aleksandar Pandov, nga Drejtoria e Zbatimit të Sanksioneve bëri me dije se ai e ka vendosur një hallkë të tillë në këmbë për ta testuar, duke shtuar se e njejta po funksionon. Drejtori Pandov njoftoi se një pjesë e burgjeve janë të populluara më shumë se 100% dhe këto hallka janë me qëllim që të zvogëlohet mbipopullimi nëpër burgje. Për momentin ai shtoi se 60 persona, duhet të pajisen me hallka ta tilla. Ai gjithashtu shpjegoi se marrja e hallkave të tilla, mund të bëhet në dy mënyra, përmes avokatëve të të dënuarëve ose mund ta kërkojnë të dënuarit personalisht.

MARKETING

Aleksandar Pandov, Drejtoria e Zbatimit të Sanksioneve

Ligjet pozitive i mundësojnë tre kategorive të të burgosurve të kenë hallka-personave të moshuar dhe të pafuqishëm, grave shtatzëna ose nëna me fëmijë të vegjël ose të sëmurë rëndë dhe persona me invaliditet. Vetë burgjet mund të këkrojnë për kategori të caktuar të të dënuarëve”.

Hallkat elektronikë sipas ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, nuk janë vetëm pajisje teknologjike – ato janë një mjet për reformë.

Igor Filkov, minstër i Drejtësisë

Ato janë simbol i një politike të re dhe moderne të provës. Përmes përdorimit të tyre, ne mundësojmë: alternativë për burgun, uljen e mbipopullimit në institucionet ndëshkuese-përmirësuese, risocializim më të mirë dhe siguri më të madhe për qytetarët. Ky nuk është vetëm një azhurnim teknik – është një përcaktim i qartë se drejtësia mund të administrohet me dinjitet dhe respektim të të drejtave të njeriut.”

Në burgjet mbarë vendit ka 2300 të burgosur dhe 400 në paraburgim.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING