(VIDEO) BE: Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje shenjë e përkushtimit të popullit turk

(VIDEO) BE: Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje shenjë e përkushtimit të popullit turk

Misioni vëzhgues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE i përshëndeti zgjedhjet e mbajtura në Turqi të djelën, duke i cilësuar ato si “paqësore”. Kreu i tij, Jan Petersen, i cili qëndroi në këtë vend për 6 javë, e përgëzoi popullin turk për frymën e demokratike të treguar dhe pjesëmarrjen e lartë. Ai e nënvizoi faktin që dita e zgjedhjeve kaloi në një atmosferë të qetë e tha se procesi i votimit ishte i mirë organizuar, dhe në pozitiv në përgjithësi. Të njëjtën mendim ndau dhe kreu i delegacionit të Këshillit të Europës.  “Demokracia turke po dëshmohet mjaft elastike. Këto zgjedhje patën një pjesëmarrje të lartë dhe ofruan mundësi reale për votuesit”, u shpreh Frank Schëabe, kreu i delegacionit të PACE.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian vlerëson se  pjesëmarrja e lartë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 14 majit në Turqi është shenjë e qartë e përkushtimit të popullit turk për të ushtruar të drejtën e tij demokratike.

Në një deklaratë në lidhje me zgjedhjet në Turqi, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, dhe komisari i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi thanë se BE i kushton rëndësi të madhe nevojës për zgjedhje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të besueshme dhe pret me entuziazëm që parlamenti i ri të marrë mandatin e tij.

Të hënën presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha se pjesëmarrja e madhe në zgjedhje tregon se populli turk është i përkushtuar për të shfrytëzuar të drejtat demokratike dhe se respekton institucionet demokratike, duke e quajtur fitore të madhe përqindjen e lartë të daljes në votim. Miliona votues iu drejtuan kutive të votimit të dielën për të zgjedhur presidentin e ri te vendit dhe anëtarët e parlamentit ku AK parti e Erdoganit fitoi shumicën në parlament. Por gara presidenciale do të shkojë në raundin e dytë të saj më 28 maj, pasi asnjëri nga kandidatët nuk arriti të siguronte shumicën me mbi 50% të votave. Në zgjedhjet e ardhshme do të përballen dy kandidatët që kryesuan votat e 14 majit, presidenti aktual Erdogan dhe kryetari i koalicionit opozitar të përbërë nga gjashtë parti, Kemal Kiliçdaroglu. Pjesëmarrja zyrtare e këtyre zgjedhjeve arriti një rekord prej 88.9% përfshirë qytetarët brenda dhe jashtë vendit. /SHENJA/

MARKETING