(VIDEO) Akuzat ndaj ish-ministres së Kulturës, VMRO prezantoi raport bankar

(VIDEO) Akuzat ndaj ish-ministres së Kulturës, VMRO prezantoi raport bankar

Deputeti Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE prezantoi një dokument për të cilin pretendon se është raport bankar për kartelën zyrtare të ish ministers së kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska. VMRO-DPMNE edhe sot vazhdoi të prezantojë, siç thanë ata, dëshmi se ish-ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska ka shpenzuar paratë e shtetit për nevoja private derisa ishte në një udhëtim pune në Londër.

MILE LEFKOV, DEPUTET NGA VMRO-DPMNE

“E vërteta është se Bisera Antoaneta me paratë e shtetit ka blerë valixhe, arusha-lodër dhe çorape. Ky është raporti mujor i kartelës ‘biznis viza’ në pronësi të Ministrisë së Kulturës, e lëshuar në emër të Bisera Antoaneta. Nga ky raport shihet qartë se më datë 26.10.2023, Bisera Antoaneta ka blerë me para publike një valixhe “Samsonite” për 219 paund, nga kartela shtetërore. Nga ky raport duket qartë se Bisera Antoaneta ka shpenzuar 89 paund në ‘Gift Galore London’, ku ka blerë arushin lodër dhe topin e futbollit. Bisera Antoaneta ka shpenzuar edhe 146 paund në ‘Gift Box London’ nga ku siç e kemi bërë të ditur tashmë nuk ka dorëzuar asnjë faturë dhe nuk e dimë se çfarë dhuratash ka blerë”.

Ish-ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska ditën e djeshme i bëri thirrje Lefkovit që të zgjedhë kohën dhe mediumin në të cilin të dy të ballafaqohen me fakte dhe argumente lidhur me këtë çështje. Ajo i hodhi poshtë akuzat e VMRO-DPMNE-së dhe i quajti gënjeshtra dhe manipulime. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING