Vetura humb kontrollin dhe përplaset në hyrje të Klinikës “Nënë Tereza”, tre persona përfundojnë në spital

Vetura humb kontrollin dhe përplaset në hyrje të Klinikës “Nënë Tereza”, tre persona përfundojnë në spital

Më 13 korrik 2025, rreth orës 23:25, në hyrje të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë e tipit “Chevrolet” me targa të Shkupit, e drejtuar nga T.V. (24), ka goditur dy automjete të parkuara të markave “Renault” dhe “Seat”.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar lehtë shoferi i “Chevrolet”-it, si dhe dy personat që ndodheshin në afërsi të automjeteve të parkuara, I.A. (52) dhe D.N. (49), të gjithë nga Shkupi. Lëndimet e tyre janë konstatuar në spitalin “8 Shtatori” dhe në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Nga MPB njoftojnë se në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

MARKETING