Vetëm në mars Serbia eksportoi armë 14 milionë euro në Izrael

Vetëm në mars Serbia eksportoi armë 14 milionë euro në Izrael

Pavarësisht apelit të ekspertëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) nga shkurti i këtij viti për të ndaluar eksportin e armëve në Izrael për shkak të krimeve në Gaza, Serbia në muajin mars ka eksportuar armë në vlerë prej 14 milionë euro në vendin e Lindjes së Mesme, sipas të dhënave të “Checkpoint.rs”, e cila mbledh të dhënat nga institucionet zyrtare, raporton “Nova”.
Eksportimi i armëve gjatë muajit mars ishte dërgesa e tretë e Serbisë për Izraelin që nga sulmi i Hamasit në tetor të vitit 2023.

Kompania kryesore shtetërore e eksportit të armëve në Serbi, Jugoimport-SDPR, dërgoi dy dërgesa me vlerë totale prej më shumë se një milion euro më herët.

Qeveria serbe e ka shpallur sekret shtetëror “dërgimin e armëve në Izrael”.

MARKETING