Vetëm 5 mijë palestinezë falën namazin e xhumasë në Al-Aksa në të cilën Izraeli vendosi kufizime

Vetëm 5 mijë palestinezë falën namazin e xhumasë në Al-Aksa në të cilën Izraeli vendosi kufizime

Vetëm 5 mijë palestinezë kanë mundur të falin namazin e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa në të cilën Izraeli vendosi kufizime të moshës, transmeton Anadolu.

Sipas administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, policia izraelite shkaktoi vështirësi dhe nuk lejoi meshkujt kryesisht ata nën moshën 50-vjeç të cilët dëshironin të shkonin në zonën e Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor për të falur namazin e xhumasë në Aksa.

Për shkak të kufizimeve të Izraelit, xhumanë mundën ta falin vetëm 5 mijë palestinezë. Pas namazit të xhumasë u fal namazi i xhenazes në mungesë për ata që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Policia izraelite me një grup prej rreth 10 personash priti gjatë namazit në anë të Xhamisë Kubbetu‘s Sahra në oborrin e Xhamisë Al-Aksa. Në Al-Aksa ku nuk u përjetua ndonjë ngjarje ndërsa pas namazit të xhumasë u dëgjuan tekbire nga xhamia e Kibles.

Ndërsa në hutbe vëmendja u tërhoq mbi situatën e përjetuar në Rripin e Gazës për shkak të sulmeve izraelite ndërsa botës arabe dhe islame iu bë thirrje të qëndrojnë në krah të palestinezëve.

Forcat izraelite morën masa intensive sigurie në rrugët e Qytetit të Vjetër që çojnë në Al-Aksa si dhe ushtruan dhunë ndaj të rinjve palestinezë që donin të arrinin në Xhaminë Al-Aksa.

MARKETING