Verstappen niset i pari në Monte Carlo

Piloti i Red Bullit Maks Verstappen ka siguruar pol posizhën në pistën e Monte Karlos, pasi regjistroi kohën më të shpejtë prej 1 minutë, 11 sekonda e 365 të mijtat. Në vendin e dytë u rendit Fernando Alonso me Aston Martin, ndërsa i treti u klasifikua Sharles Leklerk me Ferrari. Kohën e katërt më të mirë e regjistroi Esteban Okon me Alpine, duke lënë pas vetes Karlos Sainz dhe Luis Hamilton. Gara për Çmimin e Madh të Monakos do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 15:00.