Verstappen niset i pari në Japoni

Verstappen niset i pari në Japoni

Kampioni i botës në fuqi, Maks Verstappen ka siguruar pol posizhën në pistën e Suzukës, pasi regjistroi kohën më të shpejtë prej 1 minutë 28 sekonda e 877 të mijtat. Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën dy pilotët e Meklarenit, Oskar Piastri dhe Lando Noris, përderisa kohën e katërt më të mirë e regjistroi piloti i Ferrarit, Sharles Leklerk. Gara për Çmimin e Madh të Japonisë do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 7 të mëngjesit.

MARKETING