Verstappen kthehet monstruoz në Azerbajxhan, fitore që frikëson rivalët për titullin

Verstappen kthehet monstruoz në Azerbajxhan, fitore që frikëson rivalët për titullin

Maks Vershtapen është kthyer përsëri në formën e tij më të mirë dhe pak gara para fundit të kampionatit, shfaqet përsëri si kërcënim në distancë për dy makinat MekLaren që dukej se do të ishin të qeta në duelin e tyre për vendin e parë. Holandezi i Red Bull ka dominuar plotësisht garën në Baku të Azerbajxhanit duke mos u lënë asgjë rivalëve.
Vershtapen, edhe pse me gomat e forta, e nisi garën mirë dhe më pas administroi edhe rinisjen pas makinës së sigurisë, meqë Piastri zgjati vetëm pak kthesa para se të përplasej me barrierat dhe ta mbyllte garën e tij. Që nga ai moment, xhirot e shpejta të holandezit erdhën me radhë duke krijuar një distancë që çuditi edhe inxhinierët në bokse. Meqë kryesuesi i Botërorit doli jashtë, Norrris mund të përfitonte, por një tjetër hap i ngadaltë, i kombinuar me gabimin e radhës në bokse, bënë që ai ta mbyllte garën në vendin e 7.

Nga kjo përfitoi Mercedes, që me një strategji të zgjuar duke shtyrë hyrjen në bokse të Rasëll, siguroi vendin e dytë, ndërsa i treti ishte Karlos Sainz me Uilliams, në një rezultat të papritur për të gjithë. Antoneli, Louson, Tsunoda, Hemilton, Lëklerk dhe Haxhar ishin ata që plotësuan zonën e pikëve pas garës.

MARKETING