Verstappen fiton dhe vendos rekord në Formula 1

Maks Verstapen ka fituar dhe ka vendosur rekord në Çmimin e Madh të Italisë në kampionatin e Formula 1. Holandezi ka vendosoru që nuk e kishte prekur askush më parë, duke regjistruar 10 fitore radhazi në një kampionat të Formula 1. Dy herë Kampioni i Botës e nisi nga vendi i dytë garën, teksa Karlos Sainc ishte i pari. Megjithatë, spanjolli u detyrua të dorëzohej në xhiron e 15-të, kur Verstappen e parakaloi pavarësisht se piloti i Ferrarit rezistoi jo pak. Në vijim, Sainc e humbi pozicionin edhe ndaj Sergio Perez i cili e mbylli garën në vendin e dytë. Megjithatë, në fundin e garës piloti spanjolll luftoi shumë dhe ia doli të siguronte vendin e tretë duke lënë jashtë podium shokun e skuadrës, Çarlls Leklerk. Nga ana tjetër, dyshja e Mercedes e mbylli në vend të pestë dhe të gjashtë, teksa Rasëll u rendit para Hamiltonit. Kujtojmë se kjo ishte gara e fundit në Europë për këtë sezon të Formula 1, teksa tashmë spektakli do të zhvendoset në Azi dhe Amerikë.