Venezuela nis iniciativë për të rivendosur lidhjet diplomatike me SHBA-në pas kapjes së Maduros

Venezuela nis iniciativë për të rivendosur lidhjet diplomatike me SHBA-në pas kapjes së Maduros

Qeveria e Venezuelës ka bërë të ditur se do të fillojë një “proces eksplorues” për të rivendosur lidhjet diplomatike me SHBA-në pas kapjes së presidentit Nicolas Maduro, transmeton Anadolu.

Karakasi vazhdoi të kritikojë ashpër “agresionin kriminal, jolegjitim dhe të paligjshëm” që çoi në nxjerrjen jashtë vendit të presidentit Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, nga forcat amerikane në mëngjesin e 3 janarit, duke theksuar se operacioni amerikan ka shkaktuar mbi 100 vdekje civile dhe ushtarake dhe se ka shkelur ligjin ndërkombëtar.

“Me qëllim adresimin e kësaj situate brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar dhe në respektim të rreptë të parimeve të sovranitetit kombëtar dhe Diplomacisë Bolivariane të Paqes, Qeveria Bolivariane e Venezuelës ka vendosur të fillojë një proces eksplorues me natyrë diplomatike me Qeverinë e SHBA-së”, tha qeveria venezuelase.

Përpjeka, theksoi qeveria, do të “synojë rivendosjen e misioneve diplomatike në të dy vendet, me qëllim adresimin e pasojave që rrjedhin nga agresioni dhe rrëmbimi i Presidentit të Republikës dhe Zonjës së Parë, si dhe adresimin e një agjende pune me interes të ndërsjellë”.

Maduro dhe Flores u kapën një një operacion nga forcat amerikane herët në mëngjesin e 3 janarit dhe më pas u nxorën nga vendi dhe u drejtuan për në New York, ku u gjykuan në një seancë fillestare gjyqësore mbi akuzat për drogë dhe armë. Të hënën, ata mohuan të gjitha akuzat ndaj tyre.

MARKETING