Venera Latifi-Azizi, femra e parë shqiptare zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
Gazetarja Venera Latifi-Azizi është emëruar zëdhënëse e Qeverisë së RMV-së.
Venera Latifi Azizi është ish-redaktore dhe gazetare në Radio Evropa e Lirë në Pragë, redaktore në agjencinë e lajmeve MIA, redaktore dhe prezantuese në Televizionin Alsat M, redaktore në gazetën KOHA, Televizionin A1 dhe media të tjera në vend.
Aktualisht e punësuar në Kabinetin e kryetarit të Komunës së Çairit si person përgjegjës për marrëdhënie me publikun.
Politologe e diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore.
Aktualisht është magjistrante në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare në temën “Roli i përfaqësive diplomatike dhe integrimi euroatlantik i Maqedonisë së Veriut”. E martuar, nënë e dy fëmijëve.