“Vëllai im” – Khabib Nurmagomedov poston foto me Ilir Latifin dhe e shoqëron me flamurin shqiptar

Luftëtari legjendar i MMA-së, Khabib Nurmagomedov, ka postuar një foto në llogarinë e tij zyrtare në Instagram përkrah luftëtarit shqiptar Ilir Latifi.
Me mbishkrimin “Vëllau im” e ka shoqëruar Nurmagomedov foton e postuar, ndërsa poshtë emrit e ka vendosur edhe flamurin shqiptar.
Luftëtari legjendar i MMA-së, Khabib Nurmagomedov, ka postuar një foto në llogarinë e tij zyrtare në Instagram përkrah luftëtarit shqiptar Ilir Latifi.
Mbahet mend ngjarja e vitit 2018 kur Conor McGregor kishte sulmuar autobusin ku prezent kishin qenë Nurmagomedov dhe Latifi, ndërsa pas atij incidenti Khabib kishte deklaruar se Latifi e kishte parandaluar atë që situata të mos eskalonte.
Kujtojmë se meçi i fundit i Nurmagomedov ka qenë ai ndaj Justin Gaethje në tetor të vitit 2020, aty ku rusi kishte triumfuar.
Në anën tjetër, meçi i fundit i luftëtarit shqiptar Ilir Latifi daton në maj të vitit të kaluar, aty ku kishte pësuar humbje ndaj brazilianit Rodrigo Nascimento. /Telegrafi/