Vdesin nga uria 8 banorë të Gazës në 24 orët e fundit, përfshirë një fëmijë

Vdesin nga uria 8 banorë të Gazës në 24 orët e fundit, përfshirë një fëmijë

Tetë persona, përfshirë një fëmijë, vdiqën nga uria në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Munir al-Bursh informoi rreth vdekjeve nga uria në Gaza.

Ai tha se tetë palestinezë të tjerë, përfshirë një fëmijë, vdiqën nga uria në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve nga uria në Gaza në 188, prej të cilëve 94 fëmijë.

MARKETING