Vdekja e shtetasit turk në Shkup, SPB Shkup zbulon detajet

SPB Shkup, ka njoftuar se ka zbardhur rastin, me vdekjen e një shtetasi turk, ngjarje kjo që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.
“SPB Shkup ka zbardhur rastin me shtetasin turk M.A.O. (61), për të cilin dje (23.09.2025), rreth orës 16:40, në SPB Shkup nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” u raportua se ishte sjellë me lëndime të rënda trupore nga një person me veturë private. Personi, pasi e kishte lënë të lënduarin, ishte larguar me veturë, ndërsa i lënduari kishte ndërruar jetë menjëherë pas kësaj.
Nga Njësia për Krime të Dhunshme pranë SPB Shkup janë ndërmarrë masat dhe veprimet përkatëse; është gjetur vetura Honda Civic si dhe H.M., i cili e kishte dërguar të lënduarin në spital. Janë zhvilluar biseda zyrtare dhe është kryer autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me ç’rast është konstatuar se shtetasi turk kishte rënë nga lartësia gjatë punës në një objekt në ndërtim në lagjen Stopanski Dvor në Shkup. Për rastin është njoftuar Inspektorati i Punës dhe Prokurori Publik”, thuhet në njoftimin e policisë.