Vdekja e Fatos Nanos, ​Shqipëria sot në zi kombëtare

Vdekja e Fatos Nanos, ​Shqipëria sot në zi kombëtare

Shqipëria sot është në Zi Kombëtare në nderim të Fatos Nano, ish-kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.

Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia mortore shtetërore dhe homazhet kombëtare.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.

Në orën 12:00, në nderim të Fatos Nano do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtjeje në mbarë vendin.

Homazhet dhe ceremonia shtetërore mbahen në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Nga ora 08:30 – 11:00 mbahen homazhe publike, ora 11:15- 11:45 do të homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet dhe nga ora 12:05 mbahet ceremonia mortore shtetërore e lamtumirës.

Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.

Fatos Nano ndërroi jetë të premten në moshën 73-vjeçare.

MARKETING