Vazhdon procesi i votimit jashtë vendit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi

Vazhdon procesi i votimit jashtë vendit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi

Për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 28 maj në Türkiye, në kutitë e votimit deri më tani kanë shkuar 717.612 votues që ndodhen jashtë vendit, transmeton Anadolu.

Në dogana dhe përfaqësitë që ndodhen jashtë vendit, vazhdon procesi i votimit i cili filloi dje për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Türkiye.

Sipas informacioneve të siguruara nga Këshilli i Larë Zgjedhor i Türkiyes (YSK), mësohet se deri më tani nga votuesit jashtë vendit kanë votuar gjithsej 717.612 persona, prej të cilëve 683.580 kanë votuar në përfaqësitë jashtë vendit, ndërsa 34.032 në pikat doganore.

Procesi i votimit në përfaqësitë jashtë vendit do të përfundojë më 24 maj, ndërsa në dogana më 28 maj deri në orën 17:00.

MARKETING