Vazhdon përpjekja për shuarjen e zjarreve në pyjet e provincës Sakarya të Turqisë

Ndërhyrjet nga ajri dhe toka për të vënë nën kontroll zjarrin në pyjet e rrethit Taraklı të provincës turke Sakarya po vazhdojnë, raporton Anadolu.
MARKETING
Kanë kaluar rreth 24 orë që nga nisja e përpjekjeve për të vënë nën kontroll zjarrin që shpërtheu dje në zonën pyjore të Hacıyakup Paşalar, zjarre të cilat për shkak të erës janë përhapur në pyjet e rrethit Gölpazarı.
Ekipet kanë ndërhyrë pa ndërprerje gjatë gjithë natës.
Bashkia Sakarya, bashkitë e rretheve dhe ekipet e zjarrfikësve dhe të pyjeve të ardhura nga shumë qytete të tjera, së bashku me mjetet ajrore, po vazhdojnë ndërhyrjet në pjesën e brendshme të pyllit përgjatë kufirit Sakarya-Bilecik.
Zjarri pyjor shpërtheu dje rreth orës 11:00 me kohën lokale në Hacıyakup Paşalar të rrethit Taraklı në Sakarya dhe menjëherë pas njoftimit u dërguan në vendngjarje mjete ajrore dhe tokësore.
Për shkak të përhapjes së zjarrit në rrethin Gölpazarı si pasojë e erës, për arsye të sigurisë janë evakuuar rreth 20 shtëpi me afërsisht 80 banorë në lagjen Aydınlar, si dhe pesë shtëpi ku jetonin rreth 20 persona në lagjen Çamlık, pranë zonës së prekur.