Vazhdojnë të përhapen zjarret në Greqi, zyrtarët grekë: Rreziku është i madh

Vazhdojnë të përhapen zjarret në Greqi, zyrtarët grekë: Rreziku është i madh

Zjarret pyjore po vazhdojnë të përhapen në zonën Dadia afër kufirit greko-turk, dhe zjarrfikësit nuk janë duke arritur t’i kenë nën kontroll për më shumë se dy javë.

Rreth 600 zjarrfikës janë duke punuar për t’i shuar zjarret, përfshirë përpjekjet me helikopterë.

Megjithatë, terreni malor dhe zona e dendur me pyje, bashkë me erërat e fuqishme, është duke e bërë situatën të pakontrollueshme.

Zyrtarët kanë thënë se rreziku nga zjarret në disa pjesë të Greqisë është jashtëzakonisht i madh.

MARKETING