Varrezat e Vjetra të Gazës mbajnë shenjat e sulmeve izraelite
Fotoreporteri i Angjecisë Anadolu realizoi fotografi nga Varrezat e Vjetra të Gazës, në lagjen Al-Zaytoun të Rripit të Gazës, ku shihen shenjat e sulmeve dyvjeçare izraelite, raporton Anadolu.
E njohur si vendi i fundit i prehjes së shumë figurave të shquara të Gazës, një nga varrezat më të vjetra të qytetit, ka pësuar dëme të mëdha, me gurë varresh të shkatërruara gjatë sulmeve.
Në sulmet në Gaza që nga tetori 2023, Izraeli ka vrarë mbi 69.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, ka plagosur mbi 170.600 të tjerë dhe ka lënë rreth 9.500 të zhdukur – shumë prej të cilëve besohet se janë ende nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara.
Lufta brutale izraelite u ndal nën një marrëveshje armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor, sipas një plani me 20 pika të presidentit amerikan Donald Trump.

