Vargje për dinjitetin
Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti
Një shpirt i ndarë, një trup i çarë,
Një komb i humbur në rrugë të errëta.
Eko në heshtje, fjalët janë mbetur përgjysmë,
Dhe besimi i vjetër, si flakë e dobët, mban vetëm një fije drite.
Harruam burimin, zërin e parë,
Dritën e profetëve, që na ndriçonte më parë.
Ne ndjekëm hije, ne ndajmë gurët e varrit të të parëve,
E mendojmë se fitojmë, kurse vetëm humbasim gjërat tona më të shtrenjta.
Por nga fletët e një libri te shenjtë, që digjet nga brenda,
Ngrihet një thirrje, që s’është përrallë, por urtësi e vjetër.
“O njerëz të një Gjyshi, o bij të një Mëmëdheu,
A nuk e shihni se copëtimi është vdekja, është humbja e vetë jehonës?”
Bashkimi nuk është fjalë e thënë në mbrëmje të ftohta,
Nuk është përqafim i rremë, mes syresh të mbushura me urrejtje të fshehtë.
Bashkimi është urë e gurtë mbi detin e dhimbjes,
Është një zemër që rreh në një shtrat, për një ëndërr, për një besë.
Në një dorë, besimi që tregon rrugën e drejtë,
Në tjetrën, shpresa që nuk lehet të vdesë.
Në zemër, një flamur, i qepur me gjakun e martirëve,
Dhe në shpirt, një vetëdije: ne jemi një, si valët e një deti.
Mos i lini të jashtmit të na ndajnë me fjalë të ëmbla,
Mos i lini interesat e ngushta të na cojnë në pushtetin e skllavërisë.
Inati është thika që pret në mishin e vëllait,
Krenaria e verbër është varri i vetë vetëdijes.
Prandaj, ngrihuni! Si një vetëdije e vetme!
Dëgjoni zërin që vjen nga thellësia e shekujve.
Bashkoni duart, jo për lutje të dobët, por për punë të fortë,
Ndërtoni sërish muret e shpirtit, me tulla të besimit dhe llaç të dashurisë.
Fani thote vetëm në bashkim,
gjejmë forcën për të qëndruar,
Vetëm në bashkim, bota na respekton,
ndersa, armiku na frikësohet.

