Vajza nga Kosova në mesin e viktimave në sulmin në shkollën e Grazit, jepen detaje të reja për rastin

Vajza nga Kosova në mesin e viktimave në sulmin në shkollën e Grazit, jepen detaje të reja për rastin

Një ndër viktimat e masakrës së rëndë në qytetin e Grazit në Austri, ku një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme ka lënë të paktën 10 persona të vdekur, është edhe një vajzë nga Kosova e cila është identifikuar si Lea Bajrami.

MARKETING

Lajmin për përfshirjen e një shtetaseje kosovare në mesin e viktimave e ka konfirmuar gazetari kosovar Vehbi Haliti, i cili jeton dhe vepron në Graz.

Në një prononcim për Frontal të T7, Haliti tha se vajza ishte bija e një anëtari të kryesisë së Unionit Humanitar në Graz.

“Fatkeqësisht po them se është e saktë. Është një vajzë e një aktivisti tonë këtu në Graz. Është një tragjedi ndër më të mëdhatë në Austri pas Luftës së Dytë Botërore, sa i përket tragjedive të qëllimshme,” deklaroi Haliti, duke shtuar se për arsye privatësie nuk do të publikonte identitetin e viktimës.

 

 

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, konfirmoi se autori i sulmit ishte një 21-vjeçar, ish-nxënës i shkollës, i cili e kishte lënë shkollën pa e përfunduar.

Pas kryerjes së masakrës, ai kreu vetëvrasje në vendin e ngjarjes.

Përveç viktimave, 12 persona të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Hetimet për zbardhjen e plotë të motivit të sulmit janë ende në zhvillim.

Në shenjë zie, kancelari austriak Christian Stocker ka shpallur tre ditë zie kombëtare, ndërsa nesër në orën 10:00 pritet të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin.

 

MARKETING