Ushtria turke mban trajnim për forcat e Kosovës për “granatahedhësin automatik MK-19”
Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njoftoi se personelit të Komandës së Forcës së Sigurisë së Kosovës i është dhënë “Trajnim për granatahedhësin automatik MK-19”, transmeton Anadolu.
“Komanda e Njësisë Stërvitore të Kryesisë së Delegacionit Përfaqësues të Türkiyes në Kosovë, ka mbajtur ‘Trajnim për granatahedhësin automatik MK-19’ për personelin e Komandës së Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha Ministria në një deklaratë.