Ushtria siriane nis operacion kundër grupit terrorist YPG/SDF në zonën lindore të Halepit
Ushtria siriane ka nisur një operacion ushtarak kundër pozicioneve të organizatës terroriste YPG/SDF në zonën lindore rurale të provincës së Halepit në Siri, transmeton Anadolu.
Sipas deklaratave të publikuara nga Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve (SANA), Komanda e Operacioneve e ushtrisë ka bërë të ditur se forcat kanë filluar goditjen e objektivave të këtyre grupeve dhe të mbetjeve aleate të regjimit të mëparshëm në rrethin Deir Hafir.
Komanda tha se lokacionet e shjënestruara shërbenin si baza ushtarake për SDF-në dhe aleatët e saj, prej nga, sipas saj, lëshoheshin dronë vetëvrasës të prodhimit iranian drejt qytetit të Halepit.
Po ashtu, u theksua se të njëjtat pika kishin rol kyç në granatimin e zonave lindore të Halepit dhe në pengimin e civilëve për t’u larguar nga rajoni.
Operacioni u ndërmor pasi ushtria publikoi katër harta që identifikojnë vendndodhje në Deir Hafir, të cilat, sipas saj, po përdoren nga organizata terroriste YPG/SDF.

