Ushtria izraelite vret 30 palestinezë, përfshirë 2 gazetarë në veri të Gazës

Ushtria izraelite vret 30 palestinezë, përfshirë 2 gazetarë në veri të Gazës

Të paktën 30 palestinezë janë vrarë në sulmin e ushtrisë izraelite ndaj vendbanimeve civile në qytetin Beit Lahiya në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, Izraeli vazhdoi sulmet në Rripin e Gazës në ditën e 83-të.

Të paktën 30 palestinezë humbën jetën si pasojë e sulmit të forcave izraelite në një vendbanim civil në qytetin Beit Lahiya në veri të Gazës.

Gazetarët Muhammed Hayreddin dhe Ahmed Mahir Hayreddin humbën jetën gjithashtu në sulmin, në të cilin u bombarduan shtëpitë e familjeve “Hayreddin, El-Kurd dhe El-Kadi”.

Ushtria izraelite kishte vrarë shumë palestinezë në sulmet në pjesët qendrore të Rripit të Gazës që nga mbrëmë.

MARKETING