Ushtria izraelite sulmon automjetet e Mbrojtjes Civile në Libanin jugor

Ushtria izraelite sulmon automjetet e Mbrojtjes Civile në Libanin jugor

Ushtria izraelite shënjestroi automjetet e Mbrojtjes Civile libaneze që shuanin zjarret e shkaktuara nga sulmet e mëparshme në Libanin jugor, njoftoi media lokale sot, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Libanit raportoi se dy ambulanca të Mbrojtjes Civile u dëmtuan nga predha izraelite në Wadi Hamoul, pa shkaktuar asnjë viktimë.

Agjencia sqaroi se ekipet e Mbrojtjes Civile po përpiqeshin të shuanin zjarret e shkaktuara nga granatimet izraelite.

Në një zhvillim të ngjashëm, agjencia raportoi se forcat izraelite shënjestruan qytetin Chihine në sektorin perëndimor të kufirit me dy raketa të orientueshme.

Shqetësimet për një luftë të plotë midis Izraelit dhe Hezbollahut janë rritur në vazhdën e shkëmbimit të sulmeve ndërkufitare, veçanërisht pas vrasjes së komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr, në Bejrut më 30 korrik.

Përshkallëzimi vjen në sfondin e sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Gaza, ku janë vrarë mbi 40.200 njerëz që nga tetori i vitit të kaluar pas një sulmi nga grupi i rezistencës palestineze Hamas.

MARKETING