Ushtria izraelite pranon se ka qëlluar në ndërtesën e Kryqit të Kuq në Gaza: “Ishte identifikim i gabuar”

Ushtria izraelite pranon se ka qëlluar në ndërtesën e Kryqit të Kuq në Gaza: “Ishte identifikim i gabuar”

Ushtria izraelite pranoi sot se forcat e saj ka qëlluar mbi një ndërtesë që i përkiste Kryqit të Kuq në qytetin jugor të Gazës, Rafah, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ushtria shpjegoi se forcat e saj që operojnë në Rafah qëlluan mbi ndërtesën më herët gjatë ditës “pasi identifikuan të dyshuarit dhe ndienin një kërcënim ndaj ushtrisë”.

Nuk u raportua për të lënduar, megjithëse ndërtesa pësoi dëme të vogla, shtoi ushtria.

“Pas ekzaminimit, rezultoi se identifikimi ishte i gabuar dhe ndërtesa i përkiste Kryqit të Kuq”, pranoi ushtria, duke shtuar se ngjarja do të hetohet.

MARKETING