Ushtria izraelite nis sulm në shkallë të gjerë në qytetin Tubas të Bregut Perëndimor

Ushtria izraelite nis sulm në shkallë të gjerë në qytetin Tubas të Bregut Perëndimor

Ushtria izraelite sot në mëngjes nisi një sulm në shkallë të gjerë në qytetin Tubas dhe qytezat përreth tij në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite ka dërguar përforcime në zonë, pajisje ushtarake në disa pika dhe nga helikopterët hapi zjarr ndaj disa objektivave. Forcat izraelite kanë mbyllur të gjitha hyrjet në qytet me barriera prej dheu dhe pika kontrolli ushtarake dhe kanë vendosur orë policore.

Guvernatori i Tubasit, Ahmed al-Assad tha se pala izraelite ka informuar autoritetet palestineze se sulmet do të “vazhdojnë për disa ditë” dhe se kjo përbën “përshkallëzim të rrezikshëm” që synon Tubasin dhe qytezat përreth.

“Izraeli pretendon se ka ‘persona në kërkim’ në zonë, por kjo është e pavërtetë”, deklaroi Assad i cili shtoi se “ky operacion nuk ka asnjë justifikim politik apo sigurie”.

Ai thekson se ushtria izraelite ka ngritur barriera prej dheu përreth qytetit, se ora policore ka sjellë jetën në pikën e ndalesës dhe se rrezikon jetën kryesisht të të moshuarve, të sëmurëve dhe fëmijëve.

Guvernatori i Tubasit, Assad tha se helikopterët izraelitë “Apache” qëllonin mbi këdo që lëvizte. Ai thotë se Komiteti i Emergjencave në Tubas është aktivizuar për shkak të përkeqësimit të kushteve në terren.

MARKETING