Ushtria izraelite merr në dorëzim nga Kryqi i Kuq 7 pengje izraelite të liruar nga Gaza

Ushtria izraelite merr në dorëzim nga Kryqi i Kuq 7 pengje izraelite të liruar nga Gaza

Ushtria izraelite njoftoi se ka marrë në dorëzim nga një delegacion i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) shtatë pengje izraelite të liruar si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve në Gaza, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ushtria thuhet se zyrtarë nga ushtria izraelite dhe agjencia e inteligjencës Shin-Bet (Shabak) u takuan me delegacionin e Kryqit të Kuq.

Pengjet të cilët u morën në dorëzim nga delegacioni i Kryqit të Kuq dhe u nisën për në Izrael do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore.

Ushtria izraelite thuhet se po përgatitet të marrë pengjet e mbetur që pritet t’i dorëzohen Kryqit të Kuq.

Hamasi fillimisht dorëzoi shtatë pengje izraelite si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve në Gaza. Mediat izraelite raportuan se lirimet e mbetura do të zhvillohen rreth orës 10:00 të mëngjesit sipas kohës lokale.

MARKETING