Ushtria izraelite fillon tërheqjen nga korridori Netzarim në Gaza

Ushtria izraelite fillon tërheqjen nga korridori Netzarim në Gaza

Ushtria izraelite ka filluar të tërhiqet nga korridori Netzarim në Rripin e Gazës si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me grupin palestinez Hamas, transmeton Anadolu.

Tërheqja pritet të përfundojë sot, tha njoftoi transmetuesi publik izraelit KAN.

Korridori Netzarim u vendos nga ushtria izraelite për të ndarë Rripin e Gazës në zonat veriore dhe jugore dhe për të parandaluar kthimin e palestinezëve të zhvendosur në shtëpi.

Kjo vjen pasi Izraeli dhe Hamasi përfunduan shkëmbimin e tyre të pestë të shtunën me tre robër izraelitë të liruar në këmbim të 183 të burgosurve palestinezë.

MARKETING