Ushtria izraelite do të vazhdojë luftën me Iranin pavarësisht deklaratave të Trump për “bisedime produktive”

Ushtria izraelite do të vazhdojë luftën me Iranin pavarësisht deklaratave të Trump për “bisedime produktive”

MARKETING

Ushtria izraelite ka deklaruar se do të vazhdojë ofensivën e saj në Iran, pavarësisht deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, për “bisedime produktive” me Teheranin, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

“Ne do të vazhdojmë operacionet tona në Iran sipas udhëzimeve të udhëheqjes politike deri në udhëzime të tjera”, tha ushtria izraelite në një deklaratë të cituar nga transmetuesi Channel 12.

Sot, Trump tha se ka urdhëruar një shtyrje 5-ditore të të gjitha sulmeve ndaj objekteve energjetike iraniane, duke përmendur bisedime “shumë të mira dhe produktive” me Teheranin gjatë dy ditëve të fundit.

“Jam i kënaqur të raportoj se SHBA-ja dhe Irani kanë pasur, gjatë dy ditëve të fundit, bisedime shumë të mira dhe produktive për një zgjidhje të plotë të armiqësive në Lindjen e Mesme”, tha Trump në platformën e tij Truth Social.

Ndërkohë, lideri i opozitës izraelite, Avigdor Lieberman, bëri thirrje që qeveria izraelite të vazhdojë luftën me Iranin edhe nëse SHBA-ja tërhiqet nga konflikti.

Përshkallëzimi në rajon ka vazhduar që kur SHBA dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar mbi 1.340 viktima, përfshirë edhe liderin suprem, Ali Khamenei.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, Jordanisë, Irakut dhe vendeve të Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndikuar në tregjet globale dhe aviacionin.

MARKETING