Ushtria izraelite bombardon një shtëpi në Rripin e Gazës, v’riten 6 palestinezë

Ushtria izraelite bombardon një shtëpi në Rripin e Gazës, v’riten 6 palestinezë

Të paktën 6 palestinezë u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në sulmin e ushtrisë izraelite që sulmoi një shtëpi në kampin e refugjatëve Burayj, që ndodhet në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, avionët luftarakë izraelitë bombarduan shtëpinë e familjes palestineze Abdulhadi në hyrje të kampit të refugjatëve Burayj.

Në deklaratën me shkrim të spitalit “Awde”, nga sulmi humbën jetën 6 palestinezë ndërsa 10 të tjerë u plagosën.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, 39.090 palestinezë, përfshirë të paktën 16.172 fëmijë dhe 10.798 gra u vranë ndërsa 90.147 persona u plagosën.

MARKETING